3 ditë pushimi, tre ditë në mes mrekullisë të Ksamilit dhe Sarandës. Kaon këtë vit në bashkëpunim me Bashkinë e Sarandës ka mbajtur në Ksamil, festën e midhjes, tashmë traditë e qytetit. Tre ditë të mbushura me veprimtari, me pjesëmarrjen e artistëve të tillë si: * BIG BASTA * - * Renis GJOKA * - * MISS ILDA * nga Tirana dhe shumë të tjerë. Në këto tre ditë pjesëmarrësit përfituan zbritje të cmimeve deri në 50% të bizneseve lokale që përfshinte transportin nga Saranda në Ksamil, hotele në Ksamil, restorantet e zonës, tenda kampingu, guidave turistike në lidhje me tre ishuj. Dhe më e rëndësishmja këto 3 ditë ishte shijimi i specialitetit të midhjes, Mbretëresha e liqenit të përgatitur nga shefat më të mirë të zonës.