Histori

T.E.A Company (Birra KAON), ka bërë një rrugë të gjatë që nga hapja e saj në vitin 1995. Ne jemi rritur nga një punishte e vogël në një ndër fabrikat kryesore te birrës në Shqipëri. Prej fillimit, qëllimi ynë ka qenë që të krijojmë një birrë unike, per ta bërë te dashur për masën, duke ruajtur një angazhim të palëkundur në qëndrueshmërinë e cilësisë, etikën e biznesit, dhe artin e prodhimit të birrës.

E filluar për pasion nga tre vëllezërit Stroka: Kastriot, që ka qenë shtysa e pare, falë profilit të tij si inxhinier kimist, në vitin 1995, më pas i janë bashkuar Artan (CEO aktual) e Alket.

Kësaj fabrike iu dha emri KAON. Një zgjedhje kjo jo rastesore. KAON, tribu ilire, mijëvjeçari i parë para Krishtit, e lokalizuar ne jug te Shqipërisë së sotme, nga vjen dhe origjina e themeluesve te saj, të njohur ndër të tjera edhe për aftësinë e prodhimit te birrës dhe shijimit te saj.

Ndihemi krenarë se me kalimin e viteve ne jemi rritur pa kompromentuar angazhimin tonë për etikën e biznesit. Në një industri të sotme të njohur për një konkurrencë të fuqishme,ne kemi përqafuar frymën e bashkëpunimit, integritetin dhe cilësinë si shenjat dalluese të biznesit tonë

Ne besojmë se ndërtimi i një biznesi të fortë do të thotë të qenit një komponentë vital në jetën ekonomike, shoqërore, dhe mjedisore të komunitetit.

 

*   Hap pas hapi drejt sukseseve të reja

2 *   Nje dite ne Shqiperi