Prodhimi i Birres

  • Prodhimi I Qullit

    Procesi i prodhimit të birrës fillon me përzierjen e maltos së bluar me ujë duke formuar një masë në formë qulli.Malto përpara se të përzihet kalon në procesin peshimit dhe bluarjes në formë mielli të imët. Masa e qullit ngrohët me anë të avullit në mënyrë që të aktivizohen enzimat e maltos.Gjatë procesit të prodhimit të qullit elementet e maltit konvertohen në sheqerna dhe aminoacide.Qulli është gati per tu kaluar në filtër

  • Filtrimi i Mushtit

    Me të mbaruar procesi i prodhimit të Qullit, masa i nënshtrohet procesit të filtrimit.Gjatë procesit të filtrimit ndahet mushti nga pjesa e drithit që përdoret si ushqim i cilësisë të lartë për gjedhet.

  • Zierja (Sterilizimi)

    Mushti vlohet që të arrijë parametrat e caktuara. Në këtë process gjithashtu shtohet lupulo(kulpra) e cila i jep birrës aromën dhe hidhësinë karakteristike. Po keshtu në këtë process mushti sterilizohet.

  • Ftohja

    Pas zierjes mushti ftohet në temperaturën e caktuar që kërkohet për fermentim.

  • Fermentimi

    Pas ftohjes mushti përzihet me majane e cila është një nga elementet më të rëndësishëm. Majaja është një mikroorganizëm njëqelizor i cili e kthen sheqerin në alkool dhe dioksid karboni (gaz CO2).

  • Stazhionimi

    Pas fermentimit birra i nënshtrohet procesit të ngadaltë dhe të natyrshëm të stazhionimit në temperatura të ulta në depozitat e stazhionimit për disa javë. Në fund të procesit birra qartësohët dhe gazohet në mënyrë natyrale. Majaja dhe proteinat dekantojnë në fund të depozitës.

  • Filtrimi

    Birra është tani gati për filtrim pas stazhionimit të ngadaltë në depozitat e stazhionimit.Në filter birra filtrohet në mënyrë që të hiqen proteinat dhe majaja duke e bërë birrën shumë të qartë.

  • Mbushja, Paketimi

    Pas filtrimit birra mbushet dhe paketohet në shishe qelqi, kanace, fuci dhe pet. Padyshim higjena është shume e rëndësishme. Kontrolli i prodhimit kryhet në laborator që nga lëndët e para deri në produktin e gatshëm.

  • Servirja

    Temperatura më e mirë për të shijuar birrën është midis 6- 10° Celsius.